Një 40 vjeçar në Australi ia ka dalë që ti mbijetojë 100 ditëve me zemër arficiale, duke u bërë kështu njeriu i parë në botë që kryen një implant të tillë.
Kërkuesit, sikurse dhe mjekët shpjegojnë se falë këtij aparati krejtësisht artificial, 40-vjeçari, banues në New South Wales, ia doli ti mbijetojë 100 ditëve pasi doli nga spitali, duke u bërë kështu dhe marrësi i parë i një zemre plotësisht artificiale në Australi dhe i gjashti në botë.
Mësohet se pacienti australian e mori këtë pajisje më 22 Nëntor në një spital në Sydney, në një procedurë që zgjati gati 6 orë, të udhëhequr nga kirurgu kardiotorakal dhe transplantues Paul Jansz. Australiani, i cili preferoi të mos identifikohej, doli nga spitali me implant në Shkurt, teksa një zemër donator u bë e mundur për të për t’u transplantuar në muajin Mars.
Lidhur me këtë transplantim implanti, foli dhe mjeku Jancz, i cili shprehu kënaqësinë për kryerjen e një procedure të tillë që ndodhë rrallë herë në këtë vend.
“Ne kemi punuar për këtë moment për vite me radhë dhe jemi krenarë që kemi qenë i pari ekip në Australi që ka bërë të mundur kryerjen e kësaj procedure”, u shpreh ai.
Implanti, i cili është ende duke u studiuar në fazat e parë, është bërë posaçërisht për ata pacientë të cilët përjetojnë insufiçencë kardiake në fazën e fundit dhe kjo zhvillohet kryesisht në kushte më drastike si ataku kardiak ose sëmundje koronare të zemrës, duke mos përjashtuar dhe të tjera sëmundje, më konkretisht diabetin.
Pikërisht kjo pajisje, ndihmon ata persona të cilët përballen me dobësimin e zemrës, duke bërë që ajo të mos pompojë gjak në trup në mënyrë efektive.
Çdo vit, më shumë se 23 milionë njerëz në botë vuajnë nga problematika të tilla si dështimi i zemrës, por vetëm 6 mijë prej tyre ia kanë dalë që të marrin një donator zemre. /tvklan.al