Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ndaj akuzave të SPAK. Në një reagim në Facebook, ai pretendon se në Roterdam ka qenë për vizitë punë dhe nuk ka qenë me bashkëshorten.
Në Roterdam kam shkuar me ftesë dhe shpenzime të mbuluara nga shtëpia më e madhe arkitekturore.
“Kam shkuar në Roterdam, ashtu siç shkon Ols Dado jashtë vendit, me shpenzime të paguara nga ekspertë të huaj ligjorë. Vetëm një prokuror ndërtues që kërkon favore mund të mendojë se kryetari i Bashkisë më të madhe në vend “korruptohet” me një udhëtim jashtë vendit për të dhënë leje pallatesh!”, shkruan Veliaj.
Klan News