Sheshi Sintagma në Athinë është kthyer në një arenë lufte mes policisë dhe protestuesve në dy vjetorin e tragjedisë në Larisa.
Protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të uniformave blu, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Mijëra njerëz u mblodhën në qytete anembanë Greqisë për të kërkuar drejtësi.
Demonstratat ishin planifikuar në dhjetëra qytete në të gjithë vendin. Të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme u anuluan ndërsa shumë sektorë u paralizuan.
Protestave iu bashkuan edhe mjekë, avokatë dhe mësues. 57 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash më 28 Shkurt 2023.
Klan News