Ceremonia e fundit e trëndafilave në spektaklin “Love Story” ka përfunduar me një kërcim të gjithë konkurrenteve nën ritmet e këngës së njohur “Despacito”.

Dy fronistët siç e do tradita e programit do të udhëtojnë jashtë Shqipërisë, Adriano niset drejt Italisë, ndërsa Katerina në Malin e Zi.

Adriano: Mendoj se java e fundit do i jepja mundësinë një personi që kam pasur disa gërvishtje të vogla. Do ftoja Xhenin dhe trëndafilin e dytë do doja Sellmën, pjesa e ëmbëlsirës…

Fronistja tjetër Katerina me dy trëndafila në duar ka surprizuar Enin me të cilin prej disa javësh është duke dalë në takime, por sot a do të zgjedh ajo një tjetër djalë?

Katerina: Një trëndafil do ja jap Enit për në Mal të Zi. Ndërsa trëndafili tjetër dua t’i jap një mundësi tjetër… (shkon dhe puth Enin).

Javën e ardhshme ata do bëjnë zgjedhjet e tyre finale. /tvklan.al