#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj
Të vizitosh Islandën është si të udhëtosh mes përrallash e legjendash ku historia dhe e tashmja qëndrojnë kudo duke të sfiduar. Panorama filmike, toka e fusha që ende vlojnë nga energjia e vullkaneve, vendi me disa nga ujëvarat dhe lagunat termale më të bukura apo me demokracinë më të vjetër në botë, deri në fillim të vitit 2000, ishte vetëm një tokë e madhe, e ftohtë, dhe shumë e shtrenjtë dhe për këtë arsye e paarritshme për shumë njerëz, por tani është shndërruar në një ishull shumë të lakmuar nga turistët e të gjithë botës.
/tvklan.al