#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

Duke ecur mes rrugëve, parqeve e kanioneve më të bukur të Amerikës perëndimore, në kufirin mes shteteve të Arizonës dhe Utah, Page është qyteti tjetër ku ne u ndalëm, për të eksploruar  një zonë mjaft të rëndësishme të itinerarit tonë. Ky qytet zakonisht përfshihet në turet ku ndërthuren vizitat e parqeve të medha ndaj dhe ne e zgjodhëm në vazhdim të vizitës sonë të Monument Valley dhe Grand Canyon.

Udhëtimi ynë vazhdon drejt një qyteti i cili shënon një pikë kulminante të itinerarit tonë, dhe jo rastësisht, pasi ky qytet i vendosur në mes të shkretëtirës është transformuar në qendrën më të madhe të argetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Las Vegas!!!

Njëqind milje në perëndim të Las Vegasit ndodhet Death Valley, ose Lugina e Vdekjes që është një nga parqet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara. I vendosur në shkretëtirën Mojave,midis Nevadës dhe Kalifornisë, ky park kombëtar prej 13600km² ofron peizazhe spektakolare dhe veçori unike,duke na dhënë ndjesinë e të qenurit në një planet tjetër.

/tvklan.al