#Check-in #TvKlan | Emision nga Albana Nanaj

San Francisko është ndoshta qyteti më i bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe një nga qytetet më të bukur në botë. Ndodhet në bregun e Paqësorit, në shtetin e Kalifornisë, pranë gjirit me të njëjtin emër, Gjiri i San Franciskos, i cili përbën dhe një nga zonat metropolitane më të populluara në Shtetet e Bashkuara  me 9 qarqe dhe me përafërsi rreth  8 milionë banorë.

Vetë qyteti i San Franciscos numëron gati 850 mijë banorë dhe karakterizohet për arkitekturën e tij unike, kodrat e pjerrëta me ndërtesat e stilit viktorian, tramvajin ikonë që kalon nëpër qytet, rrokaqiejt modernë të vendosur në Downtown si dhe burgun e famshëm Alkatraz , dhe urën madheshtore Golden Gate Bridge.

San Francisco është një qytet dinamik, me një histori të pasur kulturore dhe një prani të fortë artistike, si dhe është një qendër e rëndësishme teknologjike,  ekonomike dhe kulturore e gjithë Kalifornisë, duke rivalizuar dhe Los Anxhelosin.

Këtu janë vendosur disa nga kompanitë kryesore të informatikës dhe inovacionit, godinat e të cilave janë gratacelat e Downtownit.

/tvklan.al