Dhimbje e dëshpërim për vdekjen e Giuseppe Tucci-t, zjarrfikësit 34-vjeçar italian i cili ndërroi jetën pas disa ditësh në agoni, pasi u dhunua barbarisht nga shqiptari Klajdi Mjeshtri, jashtë një diskoteke në Rimini.
Tucci humbi jetën në spital dhe babai i tij Claudio postoi këtë foto në Facebook, ku bashkë me të shoqen puth për herë të fundit djalin e tij.
“Ciao Peppe. Asgjë dhe askush nuk do të mundet kurrë të na ngushëllojë, por i vetmi shpjegim që duam t’i japim vetes për të kuptuar këtë tragjedi, është se të shtunën në mbrëmje takove një djall dhe shumë engjëj po të prisnin për t’i shpëtuar dhe do të vijojnë rrugëtimin tokësor fale teje! Të përqafon fort mami dhe babi”, janë fjalët prekëse të babait krah fotos.
Për autoritetet hetimore të Riminit, 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri do të duhet të përballet me vrasje dhe aktualisht ai ndodhet në burg.
Ndërkohë familja Tucci dha aprovimin për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit, siç kishte qenë dhe dëshira e tij, duke bërë që edhe pas vdekjes të mund të kontribuojë në shpëtimin e jetëve të tjera (Lexo më shumë).
Funerali i Giuseppe Tucci-t u mbajt në Foggia, vendlindja e tij./tvklan.al