Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar se me datë 9 Shkurt, në orën 13:00 do të zhvillojë takimin me diasporën shqiptare në Romë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet e ditur se ky takim do të mbahet nën sloganin “Diaspora zgjedh atdheun”.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali. Datë 9 Shkurt. Ora 13:00. Romë. Ergife Palace Hotel, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM. Diaspora zgjedh atdheun”, shkruan Berisha.
/tvklan.al