Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur se kthimi i të burgosurve si dhe një armëpushim pa kushte 30-ditore janë dy hapa të shpejtë që mund ta çojnë Ukrainën më pranë një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Zelensky përsëriti fjalën e tij të mëhershme se Vladimir Putin do të përpiqej të tërhiqte propozimin e armëpushimit në diskutime të pafundme, teksa i kërkoi SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të Kievit që të ushtrojnë presion mbi Rusinë.

Presidenti ukrainas ka kritikuar Rusinë, duke u shprehur se çdo përpjekje për të shtuar kushte për armëpushim ukrainasit e shohim si një përpjekje të Rusisë për t’i zvarritur gjërat.

Ndërkohë më tej Zelensky thotë se ka mirëkuptim të fortë midis Ukrainës dhe partnerëve të saj evropianë.

Duke iu referuar bisedimeve në fillim të kësaj jave mes SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite, Zelensky shkruan se kur dëgjoi për herë të parë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm në terren, ra dakord “menjëherë”.

Mes të tjerash ai akuzon Putinin se gënjen për atë që po ndodh në fushën e betejës, numrin e viktimave dhe gjendjen e ekonomisë ruse./tvklan.al