Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar, për dy ndeshjet ndaj Gjermanisë, në çerekfinalen e Ligës së Kombeve.

Nuk mungojnë risitë, ku për herë të parë grumbullohen në kombëtare Matteo Ruggeri i Atalantës dhe Cesare Casadei i Torinos.

Matteo Politano rikthehet te Italia pas një viti e gjysmë, ndërsa në ekip rikthehet edhe Mattia Zaccagni. Nuk është grumbulluar Federico Dimarco, i cili është jashtë për shkak dëmtimi.

Ndeshja e parë mes Italisë dhe Gjermanisë do të luhet në “San Siro” më 20 Mars, ndërsa ajo e kthimit më 23 Mars në Dortmund.


LISTA E PLOTË:

Portierë: Gianluigi Donnarumma, Alex Meret dhe Guglielmo Vicario.

Mbrojtës: Alessandro Bastoni, Alessandro Buongiorno, Riçardo Calafiori, Andrea Cambiaso, Pietro Comuzzo, Giovanni Di Lorenzo, Federico Gatti, Matteo Ruggeri dhe Destiny Udogie.

Mesfushorë: Nicolò Barella, Cesare Casadei, Davide Frattesi, Samuele Ricci, Nicolò Rovella, Sandro Tonali.

Sulmues: Moise Kean, Lorenzo Lucca, Daniel Maldini, Matteo Politano, Giacomo Raspadori, Mateo Retegui, Mattia Zaccagni.

/tvklan.al