Danjel Pepajn e rrahën për hashash, sekuestrohet makina e Çutajve
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zhdukjen e tre të rinjve në zonën e Malsisë së Madhe në Shkodër. Gjithça ka nisur për dy parcela me hashash në afërsi të fshatit Vrith ku vëllezërit Vilson dhe Olson Çutaj së bashku me Klement Pepajn kanë dyshuar se një sasi të lëndës narkotike e kishte vjedhur kushuriri i Klementit, Danjel Pepaj.
Ata kanë shkuar në Bajzë dhe kanë takuar Danjelin dhe më pas e kanë marrë në makinën tip Benz E Class në pronësi të Vilson Cutaj dhe e kanë rrahur për të treguar se kush e kishte marrë drogën qu përkiste atyre. Pas dhunës se ushtruar, Danjeli ka pranuar që Vilsonin dhe Klementin ti dërgonte në vendin ku e kishte fshehur hashashin, në fshatin Zagore.
Ndërsa Olson Cutaj i priste në makinë në fshatin Vrith. Dy orë pasi ata janë nisur për tek droga kanë humbur kontaktet. Olsoni thotë se Danjeli mund t’i ketë vrarë Vilsonin dhe Klementin. Ndërsa makina tip Benz që është marrë me dhunë Danjel Pepaj është sekuestruar nga policia si provë materiale.
Kërkimet vijojnë akoma, por nuk është konstatuar asnjë gjurmë nga 3 të rinjtë, ku për dy prej tyre thuhet se janë ekzekutuar.
Klan Plus