Nepali është përfshirë nga përmbytjet. Për pasojë të paktën 65 persona kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë provokuar rrëshqitje masive dherash e lumenj balte. Gjithashtu autoritetet bëjnë të ditur se dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur.
Zona më e prekur nga moti i keq e me numrin më të lartë të viktimave është ajo në kufirin me Indinë. Gjithashtu rrugë e autostrada rezultojnë plotësisht të bllokuara duke krijuar probleme serioze në transport.
Klan Plus