Alpinistët e huaj u magjepsën nga bukuria e shpellave të akullit në Zvicrën Lindore.

“Është shumë bukur këtu. Kemi ardhur për herë të parë sepse donim të eksploronim shpellat e akullit dhe jemi me të vërtetë të mahnitur. Është fantastike”, tha Hanny Raich.

Megjithatë për shkak të ngrohjes globale këto mrekulli të natyrës janë në një rrezik të madh.

“Unë mendoj se fundi i shpellave të akullit do të jetë më shpejt se 20 ose 30 vjet. Mund të dëgjosh ujin që rrjedh nëpër këto shpella kur hyni në to dhe gjithçka do të përfundojë pas disa vitesh, gjë që është një turp i vërtetë”, tha Raich.

Ekspertët parashikojnë se pothuajse të gjitha shpellat e akullit në alpet zvicerane mund të zhduken deri në vitin 2100. Të paktën dhjetë për qind janë shkrirë tashmë në pesë vitet e fundit, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore Nature.

Për momentin, shpella e akullit në Zvicër po tërheq vizitorë të shumtë. Turistët e shumtë janë tregues i bukurisë së rrallë shpellave të akullit të cilat duhen mbrojtur nga ndikimi i ndryshimeve klimatike.

Klan News