Partizani është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi Laçin me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Sfida e parë mes të dyja ekipeve u mbyll pa gola, ndërsa në “Arenën e Demave”, të kuqtë shënuan dy herë dhe pësuan një gol nga bardhezinjtë.
Vendasit kaluan në avantazh pas 17 minutash lojë me Padstrelau.
Pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, Partizani ngeli me 10 lojtarë pasi Sembene mori kartonin e dytë të verdhë.
Bardhezintjë gjetën rrjetën e barazimit në minutën e 56 me Bibon.
Në vazhdim, sfida u bë mjaft e luftuar mes të dyja ekipeve. Por në fundin e takimit, Keko shënoi golin e kualifikimit për të kuqtë.
Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, Vllaznia eliminoi Elbasanin.
Pas sfidës së parë që u mbyll 0-0, përballja e dytë çerekfinale midis Vllaznisë dhe Elbasanit në Kupën e Shqipërisë dhuroi 6 gola dhe u zgjidh me gjuajtjen e penalltive.
Shkodranët kaluan në avantazh pas 15 minutash lojë, pasi Lila e futi topin në rrjetë.
10 minuta më pas, kombinim Ze Gomesh-Lajthia, me këtë të fundit që barazoi rezultatin.
Në nisje të pjesës së dytë, Lajthia u dha avantazhin miqve.
Në të 56’, Musta devijoi një top të gjuajtur nga Gurishta dhe rezultati shkoi 2-2.
Në të 90 Krymi i dha avantazhin vendasve.
Por në shtesën e kohës së rregullt, Elbasani barazoi rezultatin falë Olberkis.
Të dyja pjesët në shtesë nuk dhuruan gola.
Në gjuajtjen e penalltive, ishin futbollistët e Vllaznisë më të saktë, duke shënuar 5 herë, ndërsa ata të Elbasanit 4 gola.
Klan News