Dhunë e tensione shkaktoi në Barcelonë, lajmi për ndalimin në Gjermani të liderit separatist katalanas Carles Puigdemont.
Rreth 55 mijë mbështetës të kauzës së pavarësisë të mbledhur në qendër të Barcelonës u përleshën me forcat speciale të ardhura nga Madridi.
Të lënduar mbetën më shumë se 80 persona. Ndërsa policia arrestoi disa protestues.
Manifestuesit bllokuan edhe rrugët e autostradat hyrëse të qytetit.
Të dielën, policia gjermane njoftoi ndalimin e Carles Puigdemont në rrugën e kthimit nga Finlanda në Belgjikë ku jeton në arrati. Së bashku me 25 politikanë separatistë rrezikon deri 30 vite burg, me akuzën e shpalljes së pavarësisë së Katalonjës përmes referendumit anti-kushtetues të 1 Tetorit të vitit të kaluar.
Tv Klan