Një pasarelë që krijonte idenë e periudhës prehistorike me pterosaurë, meteorë të zjarrtë dhe akuj që avullojnë në fazë shkrirjeje.

Mes një imazhi të tillë prezantoi koleksionin e veshjeve Vjeshtë – Dimër 2025, stilistja Maria Gracia Kjuri nën petkun e markës luksoze Kristian Dior në Paris.

Modelet prezantuan një variacion të gjerë veshjesh duke nisur nga çizmet me majë të mprehtë, jaka të gjera të hapura, dantella dhe pëlhura të tejdukshme për t’i shtuar butësi dizajnit.

Ngjyrat dominuese të koleksionit ishin e zeza, e bardha dhe grija.

Java e Modës në Paris që zgjat deri më 11 Mars përfshin disa prej markave më të mëdha luksoze të Francës me famë botërore si Chanel, Hermes, Lui’ Vito’ dhe San Loro’.

Tv Klan