Gjykata e Lartë me nje vendim më të fundit ka “goditur” presidentin Donald Trumpin sa i përket kërkesës për ngrirjen e fondeve të agjencisë USAID.

Me një diferencë tejet të ngushtë, 5 pro dhe 4 kundër të anëtarëve, ajo mbështeti vendimin e gjyqtarit të disktriktit të SHBA, Amir Ali, i cili urdhëroi administratën Trump të lirojë fondet për kontraktorët dhe marrësit e granteve nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Departamenti i Shtetit. Kjo për punet e kryera para 13 Shkurtit. Fondi i pagesave është 2 miliarde dollarë që USAID i detyrohet kontraktorëve, por pa dhënë një afat se kur ato duhet të shlyhen.

Që me ardhjen në pushtet, presidenti Donald Trump vendosi shkrirjen e agjencisë së USAID duke pushuar mijëra punonjës dhe ngrirjen e mëtejshme të fondeve të parashikuara si financime jashtë shtetit për një periudhë 90-ditore. Shkurtimi i rreth 10 mijë projekteve parashikonte kursimin e 60 miliardë dollarëve.

Vendimi i së Mërkurës është i pari i Gjykatës së Lartë për serinë e urdhrave ekzekutivë dhe të shkarkimeve të Presidentit Donald Trump të marra në javët e para të presidencës së tij. Administrata e Trump tashmë po përballet me më shumë se 100 padi që sfidojnë vendimet e saj në gjykatat më të ulëta.

Tv Klan