Siç raportohet në mediat e huaja, pas një sërë përpjekjesh, mijëra palestinezë po lejohen të rikthehen në veri të Gazës. Nga pamjet e postuara shihet se si mijëra njerëz ecin përgjatë rrugëve të shkatërruar nga lufta që ka nisur prej më shumë se një viti. (7 Tetor 2023)

“Kalimi i palestinezëve të zhvendosur ka filluar përgjatë rrugës Al-Rashid përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netzarim drejt qytetit të Gazës dhe pjesës veriore të Rripit të Gazës”, deklaroi një zytar.

Me mijëra po prisnin që të Shtunën për të kaluar “Korridorin Netzarim”, ashtu siç ishte dakordësuar në marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas këtë muaj. Por trupat izraelite vendosën postblloqe dhe qëlluan mbi disa prej tyre që po përpiqeshin të ktheheshin. U raportua të paktën një viktimë. Të tjerë mbetën të plagosur rëndë, ndërkohë turma të tëra pritën pranë kampit të refugjatëve Nuseirat.

Hamasi tha se bllokimi i kthimeve në veri përbën gjithashtu një shkelje të armëpushimit, duke shtuar se kishte siguruar “të gjitha garancitë e nevojshme” për lirimin e Jehoud. (kushti i Izraelit për të lejuar këtë kalim)

/tvklan.al