Ndonëse në fund, faza e parë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit po vihet sërish në dyshim.

Pasi mori në dorëzim të Shtunën nga Hamasi, 6 pengjet e fundit nga 33 që parashikoheshin të liroheshin në fazën e parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shtyu pa afat lirimin në këmbim të 600 të burgosurve palestinezë të radhës.

Zyra e tij tha se lirimi i të burgosurve do të ndodhë vetëm kur Hamasi të bindet dhe të mos zhvillojë më ceremonitë kaotike të lirimit të pengjeve izraelitë siç ka ndodhur gjatë gjithë kësaj faze.

Militantët e Hamasit zhvillojnë ceremoni gjatë dorëzimit të pengjeve tek ndërmjetësuesit e kryqit të kuq, ku marrin pjesë palestinezë të shumtë të Rripit të Gazës. Shpesh herë, turmat e ekzaltuara venë në rrezik jetët e pengjeve dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të thellë tek autoritetet izraelite. Tel Avivi ka akuzuar organizatën palestineze se po e keqpërdor këtë proces për propagandë.

Shtyrja mund të bllokojë negociatat për fazën e dytë të armëpushimit, javën e ardhshme. Deri më tani janë liruar 33 pengje izraelite nga rreth 100 që kishin mbetur.

Tv Klan