Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) Agron Duka ritheksoi sonte në studion e “Opinion” se nuk do kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ai deklaroi se “ka ardhur koha t’u hapet rruga të rinjve”.
“Mjaft është mjaft! Kam rreth 20 e ca vjet, moshën e kam moshë pensioni”, shtoi Duka.
Megjithatë, a do vijojë të merret me politikë?
“Do e mbaj këtë parti, nëse do kem rezultate pozitive në zgjedhjet”, u shpreh ai, duke theksuar se “politika për të është adrenalinë”.
Nisur nga kjo, tha se po të kthehej në retrospektivë, do vepronte po njësoj.
“Ka shumë anë negative, agresivitet, por ka edhe anë pozitive, kënaqësi, marrëdhënie me njerëzit. Aq kohë sa kam kaluar në politikë, jam ndjerë mirë.”
PAA shkon në zgjedhje në koalicion me partinë më të madhe opozitare në vend dhe plot 24 parti të tjera. Koalicion mban emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
/tvklan.al