Filmi norvegjez “Dream sex love” është fitues i trofeut kryesor “Ariu i Artë” të festivalit të 75-të të filmit në Berlin. Filmi me regji të Dag Johan Haugerud dhe protagoniste Ela Overbi është pjesa e fundit e një triologjie dhe rrëfen historinë e një vajze të re që bie në dashuri me mësuesen e saj, me të cilën zbulon intimitetin fizik dhe emocional, por has në kundërshti të ashpër të familjarëve të saj.
Çmimi i dytë më i rëndësishëm që jepet nga me trofeun e “ariut të argjendtë të jurisë së madhe” shkoi për filmin brazilian “The Blue Trail”. Ky film tregon historinë e një të moshuare që refuzon të mbyllet për pjesën e mbetur të jetës së saj në koloni azilantësh të moshuar.
Kinezi Huo Mung fitoi “Ariun e Argjendtë” si regjisori më i mirë, ndërsa çmimi i jurisë i shkoi filmit argjentinas “The Message” të regjisorit Ivan Fund.
Pjesë e garës së festivalit të Berlinit, këtë vit ishin 19 filma.
Tv Klan