Kë do të zgjidhni si James Bond-in e radhës?

Kjo është pyetja që shtroi shefi i Amazon, Jeff Bezos këtë javë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Kjo për arsye se është Bezos ai që ka fjalën e fundit për të vendosur se kush do të jetë agjenti i radhës 007.

Ai pyeti ndjekësit pasi kompania e tij mori kontrollin e të drejtave ekskluzive të filmit të famshëm me spiunë. E në këtë mënyrë zëvendësuesi i Daniel Craig do të vendoset nga Amazon MGM Studios dhe me shumë mundësi ka për të qenë vendimi i tyre më i madh.

Por a doni të dini se kush janë të preferuarit për këtë rol?

Shumica e njerëzve në rrjetet sociale kanë thënë emrin e Henry Cavill. Ai ka luajtur rolin e Superman, por është shprehur më herët se dëshiron që të luajë edhe rolin e Bond.

Henry Cavill
Henry Cavill

Emrat e tjerë më të përmendur janë Tom Hardy, Aaron Taylor-Johnson dhe Idris Elba. 34-vjeçari Taylor Johnson njihet për rolet në Kick-ass dhe Kraven the Hunter. Ka pasur zëra se atij iu ofrua roli, por nuk u shpall asgjë publikisht.

Mark O’Connell, autori i dokumentarit Catching Bullets: Memoirs of a Bond Fand i tha BBC se mendon se çfarëdo vendimi që do të merret, Amazon do të shkojë drejt një aktori më të ri dhe se shpreson që të jetë britanik.

Në listë janë edhe Paul Mescal që luajti Gladiator 2, Kinglsey Ben-Adir dhe Harris Dickinson.

Por nuk përjashtohet mundësia që të mos jetë britanik sepse në të shkuarën rolin e Bond e ka luajtur australiani George Lazenby dhe irlandezi Pierce Brosnan. Pra nuk hiqet mundësia se roli mund të shkojë drejt fituesit të çmimit Oscar, Cilian Murphy, Aidan Turner apo edhe Jacob Elordi.

Por ka edhe një dilemë tjetër. A mund të jetë “Agjenti 007” një femër?

Ky titull i shkoi Lashana Lynch për pak kohë në filmin ‘No Time to Die’. Megjithatë producentja Barbara Broccoli sqaroi se James Bond do të jetë mashkull.

Por nëse Bezos thyen rregullin e Broccoli dhe roli i shkon një femre, mediat shkruajnë se Cynthia Erivo mund të jetë një zgjedhje. /tvklan.al

Cynthia Erivo
Cynthia Erivo