Radikalët e djathtë dolën të parët në zgjedhjet e së dielës në Austri për të parën herë në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore në këtë vend. Megjithatë, vështirë se qeveria e re do u përkasë atyre ose se ata mund të jenë pjesë e saj.
Partia e Lirisë siguroi 58 deputetë, 34 më pak se shumica e nevojshme për formimin e qeverisë. Kryeministri Karl Nehamer nga Partia Popullore refuzoi të bashkëpunojë në një koalicion paszgjedhor me Herbert Kiklin si Kryeministër, i cili përveçse ka shfaqur nostalgji për nazizmin, mbështet edhe teoritë konspirative.
Edhe socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbërit janë kundër bashkëpunimit me të. Zgjedhja i takon Presidentit Aleksander van der Belen, i cili duhet ta mandatojë fillimisht Kiklin, në përpjekjen për të formuar shumicën qeverisëse. Nëse ai dështon, pritet të gjendet një zgjidhje mes partive të tjera, siç ka më shumë gjasa të ndodhë.
Kryesimi i radikalëve të djathë që janë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë vulosi tendencën e elektoratit europian që po shkon drejt të djathtës radikale, mes çrregullimeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe lufta ruse në Ukrainë.
Tv Klan