Ashtu siç edhe pritej Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë duket se është fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme në Austri që u mbajtën këtë të diel. Sondazhet e realizuara pas mbylljes së qendrave të votimit i japin asaj 29.1 për qind të vota ose 13 për qind më shumë se në zgjedhjet e vitit 2019.
Në vendin e dytë me 26,2% është Partia Popullore e qendrës së djathtë në pushtet e kancelarit Karl Nehammer, e cila ka marrë rreth 11 për qind më pak vota se në zgjedhjet e shkuara. Në vend të tretë renditet Partia Socialdemokrate me 20.4 për qind të votave.
Nëse projeksionet e sondazheve konfirmohet edhe nga vota në kuti, kjo do të ishte fitorja e parë për Partinë e Lirisë në Austri. Gjithsesi kjo forcë do e ketë të vështirë të krijojë një qeveri, pasi shumica e partive të tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.
FPO është një forcë euroskeptike dhe që kërkon marrëdhënie miqësore me Moskën dhe fitorja e saj konfirmon mbështetjen në rritje të forcave të ekstremit të djathtë në Europë.
Tv Klan