Gjashtë ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë e Parë nuk prodhuan surpriza sa i përket rezultateve. Pretendentët për ngjitjen në elitë, bënë detyrën në sfidat e tyre.
Vora fitoi minimalisht ndaj Kastriotit dhe vazhdon në krye me 78 pikë, 2 pikë më shumë se Flamurtari i vendit të dytë. Vlonjatët shkatërruan Lushnjën me shifrat e thella 4-0.
Fitore minimale regjistroi edhe Besa që mposhti Pogradecin në transfertë. Korabi dhe Kukësi barazuan 1-1 mes tyre, ndërsa Apolonia fitoi 2-1 ndaj Valbonës.
Në takimin tjetër, Burreli triumfoi 1-0 ndaj Erzenit në shtëpi, për të “blinduar” vendin e katërt në renditje.
RENDITJA:
Standings provided by Sofascore
/tvklan.al