Ndryshe nga vite më parë, Vlora po tërheq vizitorë përgjatë gjithë vitit. Operatorët turistikë thonë se në këtë periudhë ka një rritje të vizitorëve me 15 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo që po vihet re është se edhe rezervimet për muajt korrik dhe gusht kanë nisur më herët.
Tursitët e huaj kryesisht nga Europa ndahen në dy grupe, ata që duan vetëm të pushojnë në plazh dhe ata që zgjedhin paketat e tureve tursitike për të vizituar edhe qytetin dhe monumentet e tjera kulturore dhe historike.
Duke parë fluksin e turistëve dhe kërkesën e lartë të tyre, operatorët turistikë kanë zgjeruar kapacitetet e akomodimit.
Vija bregdetare e Vlorës, me Plazhe me rërë, gjire të izoluara, uji i kristaltë, i cilësuar nga të huajt si Karaibet shqiptare, ofron një paketë të plotë turistike për vizitorët.
Tv Klan