Austriakët iu drejtuan kutive të votimit, për të zgjedhur paralamentin e ri. Partia e së Djathtës Ekstreme Partia e Lirisë (FPO), synon të korrë fitore edhe pse në sondazhe tregohet për një garë të ngushtë me Partinë Konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake.
Fushata zgjedhore e Partisë së Lirisë u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin. Për muaj të tërë kjo parti kryesoi në sondazhe, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.
Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar.
“Çështja e së ardhmes është sesi do të zhvillohet Evropa? Çfarë do të ndodhë me luftën? Lufta kundër Ukrainës, tani përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, njerëzit kanë shumë shqetësime. Kjo është e rëndësishme të sigurohet stabiliteti politik në mënyrë që radikalët të mos kenë një shans të fitojnë.”
Herbert Kickl e ka quajtur veten si një mbrojtës i neutralitetit i cili është zotuar të ringrejë vendin pas dështimeve të shumta. Një fitore e FPO-së( Partisë së Lirisë) do ta bënte Austrinë vendin e fundit të BE-së që regjistroi mbështetjen në rritje të së djathtës ekstreme pas fitoreve të partive të ekstremit në Holandë, Francë dhe Gjermani. FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve. Më shumë se 6.3 milionë njerëz e kanë të drejtë të votojnë.
Klan News