Duke vënë theksin te “prezumimi i pafajësisë” dhe fakti se “Tiranës iu hoq kryetari pa proces gjyqësor”, kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Martë se “e konsideron të mbyllur fazën 5-vjeçare të heshtjes”.

“E konsideroj zyrtarisht të mbyllur fazën 5 vjeçare të no comment”, tha numri një i qeverisë.

“Këtu në lëkurë të gjitha grricjet, kafshimet, gjaku. Pa problem, pa problem! Por, pastaj në fund është arena atje ku vendos, se këtu shumëkush flet në emër të popullit. Është populli që vendos!”, shtoi ai më tej, drejtuar kundërshtarëve politikë.


Duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se për ta larguar atë nga politika ka vetëm 2 rrugë!

“Tanimë s’kam asnjë fije të zezë në gjithë portretin tim, ka histori të tëra këtu në këto fijet e bardha dhe një eksperiencë që më ndihmn të shoh më mirë. Dorëheqjen harroje, se ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar nga politika ka 2 rrugë, ose zemra nëse s’më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes ose populli i Shqipërisë dhe më 11 Maj për fat të mirë do votojë dhe një pjesë e atyre që thonë se i dëbova unë nga Shqipëria. Nëse njerëzit thonë stop, mbaroi! Ose nëse unë i them stop!”, deklaroi Rama.

/tvklan.al