Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet ndaj Islandës në “play off” të Ligës së Kombeve.
Risitë në këtë listë janë Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu. Gjithashtu nga kampionati shqiptar, është ftuar sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja.
Nuk mungojnë emra të njohur në të gjitha repartet, me teknikun e Kosovës, që do të ketë shumë mundësi zgjedhje.

“Dardanët” do të nisin grumbullimin të Hënën e 17 Marsit, për dy ndeshje shumë të rëndësishme.
Sfidat ndaj Islandës, do të luhen më 20 dhe 23 Mars. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit në Islandë. /tvklan.al