Lulzim Berisha është ekstraduar nga Spanja mbrëmjen e së martës. Ish-kreu i bandës së Durrësit u arrestua në Dhjetorin e 2024-ës pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet e drejtësisë shqiptare. 52-vjeçari mbante dokumente bullgare ndërsa u prangos gjatë aksionit të koduar “Sant Joan”

Berisha u shpall në kërkim në Janar të vitit 2022 për vrasjen Klodian Saliut, krim i ndodhur në vitin 2005. Në vitin 2016 ai arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet se kishte probleme shëndetësore.

Por, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht për vrasjen e Klodian Saliut. Ai u ekzekutua në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

Anëtarët e bandës së Durrësit u dënuan për vepra të rënda penale si “vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarët e grupit u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.

Klan News