Oleksandr Usik ka treguar se ka në plan që të dalë në ring edhe në dy ndeshje të tjera, përpara se të tërhiqet nga boksi.
Ukrainasi, i cili është i pamposhtur në peshat e rënda, ka vendosur se në vazhdim do të ndeshet me fituesin e duelit Daniel Dubua kundër Joseph Parker.
Usik mundi Tyson Fury majin e vitit 2024 dhe bëri të tijët 4 breza, ndërsa më pas u detyrua që të dorëzonte titullin e IBF-së, që tani mbahet nga Dubua, të cilin e mundi me nokaut në 2023, në një duel që solli jo pak diskutime.
Por ukrainasi duket se do të bëjë një tjetër duel në fund të vitit 2025, e më pas do t’i japë fund karrierës së tij të lavdishme.
“Ndihem shumë mirë me veten. Ndiej se kam edhe dy ndeshje për t’u përgatitur, jo më shumë”, – tha Usyk për “Skysports”.
Në dhjetor, 38-vjeçari fitoi sërish kundër britanikut Fury një duel emocionues, me të fundit që lajmëroi më pas se do të varë dorezat në gozhdë.
Në deklaratat e mëparshme, Usyk ka treguar se pasi të tërhiqej nga boksi, do të niste një karrierë të re po në sport, atë të futbollistit profesionist.
Ai ka dëshirë të veshë fanellën e ekipit të Polissya-s, që luan në kategorinë Superiore Ukrainase. Në 2022, futbollisti u fut si zëvendësues në një ndeshje miqësore, me ekipin që luante në kategorinë e dytë.
Klan News