Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Nikolin Kurti, një studiues i pasionuar pas masakrimit të klerit katolik në Shqipëri, por sidomos të njërit prej të afërmve të tij, Dom Shtjefën Kurtit, një personazh i jashtëzakonshëm i martirizimit të klerit katolik në Shqipëri, ka humbur jetën dy ditë më parë. Nikolin Kurti rrëfen gjithë historinë e Dom Shtjefën Kurtit, një klerik katolik që u pushkatua sepse pagëzoi një fëmijë dhe u bë objekt i sulmeve të Shqipërisë komuniste nga e gjithë bota. Pas vrasjes së tij është ndoshta personi që ka pasur më shumë artikuj, mbi 2000 të illë në shtypin botëror që shënjestronin Shqipërinë komuniste si një vend që vriste klerikët. Kjo intervistë është edhe një homazh për Nikolin Kurtin ku ai rrëfen dënimin e At Shtjefën Kurtit dhe gjithë kalvarin e tij.