Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të dielë listat e kandidatëve për deputetë për 7 parti dhe koalicione parazgjedhore që garojnë për parlamentaret e 11 Majit. Pas komunikimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorinë e Gjendjes Civile, Komisioneri Celibashi miratoi listat me nga 186 kandidatë për Partinë Socialiste, Partinë SocialDemokrate, Mundësia e...