Arsenali ka kontaktuar përfaqësuesit e Nico Williams, ku ka diskutuar për një transferim të mundshëm në verë. “Topçinjtë” kanë si objektiv që të përforcohen në sulm për sezonin e ardhshëm.

Williams, 22 vjeç, ka shkëlqyer në La Liga me Athletic Bilbao dhe ishte një ndër lojtarët kyç të Spanjës në fitimin e Euro 2024. Dhe drejtuesit e klubit anglez nuk duan që të humbin kohë, nisur nga interesimi edhe i klubeve të tjera për spanjollin dhe i kanë bërë atij një ofertë.

Sulmuesi i krahut ka një klauzolë shitjeje te Bilbao, e cila shkon në 80 mln euro. Por shërbimet e Nico Williams i do edhe Bayern, me drejtuesit gjermanë që janë gati të investojnë për të.

Ndërsa në janar, kontakte me përfaqësuesit e futbollistit kishin pasur edhe Chelsea e Liverpool. Në këtë sezon, sulmuesi i krahut ka luajtur në 23 takime në La Liga. Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste në këtë vit futbollistik.

Spanjolli mund të luajë shumë mirë si në të majtë të ofensivës, ashtu edhe në të djathtë. Situata po ndiqet me vëmendje edhe nga Barcelona, që në muajt e fundit ka shfaqur interes me futbollistin, me synimin për të formuar një dyshe sulmi të talenteve të “Furisë së Kuqe” Nico Williams-Lamine Yamal.

Klan News