Interi siguroi një fitore të rëndësishme në garën për titull, pasi mposhti Atalantën me rezultatin 2-0. 

Sukses i rëndësishëm për kampionët në fuqi, që hedhin një hap të rëndësishëm drejt trofeut. 

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën miqtë shënuan dy herë. 

Carlos Augusto zhbllokoi sfidën në minutën e 57-të, ndërsa Lautaro Martinez e vulosi atë me golin e dytë në minutën e 87-të. 

Në këtë duel, arbitri Massa e nxori tre herë kartonin e kuq. Tek Atalanta u ndëshkuan mesfushori Ederson dhe trajneri Gasperini, ndërsa Bastoni kishte të njëjtin fat te Interi. 

Me këtë sukses, Interi mban vendin e parë me 64 pikë, ndërsa Atalanta renditet në vendin e tretë me 58 pikë. /tvklan.al