Barcelona triumfoi ndaj Atletico Madrid me rezultatin 4-2, me një përmbysje spektakolare. Katalanasit treguan forcën, në një ndeshje që dukej e humbur. 

Alvarez i dha avantazhin madrilenëve në minutën e 45-të, ndërsa Sorloth dyfishoi shifrat. Me avantazhin 2-0 fitorja e Atleticos dukej afër, por miqtë nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit. Skuadra e Flick, ia doli të përmbysë rezultatin në 4-2, falë dopietës së Ferran Torres dhe golave të Lewandowski dhe Yamal. 

Me këtë fitore, Barcelona mban kryesimin me 60 pikë, po aq sa Reali i vendit të dytë, por katalanasit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. 

Atletico Madrid mban vendin e tretë me 56 pikë të grumbulluara. /tvklan.al