Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të dielë listat e kandidatëve për deputetë për 7 parti dhe koalicione parazgjedhore që garojnë për parlamentaret e 11 Majit.
Pas komunikimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Drejtorinë e Gjendjes Civile, Komisioneri Celibashi miratoi listat me nga 186 kandidatë për Partinë Socialiste, Partinë SocialDemokrate, Mundësia e Agron Shehajt, Koalicioni Euroatlantik, Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, “Djathtas për Zhvillim” dhe partinë Aleanca Demokracia e Re.
Data 12 Mars ishte afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për 25 parti dhe koalicione të regjistruara, por vetëm 11 prej tyre dorëzuan listat me 187 kandidatë.
Tv Klan