Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Arjon Hasaj

Vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj. Babai i autorëve: Më ka rënë bombë në shtëpi

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë që tronditi komunitetin ku jetojnë dy familjet, si e autorëve dhe ajo e viktimës. Pas rastit, në shtëpinë e familjes Hasaj shkoi kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit,...

Janar 15, 2025

Vrasja në Shkodër, arrest në burg për 2 vëllezërit

Vëllezërit Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj do të mbeten në qeli, pasi gjykata e Shkodrës caktoi këtë të premte për ta masën e sigurisë “arrest në burg”. Ata akuzohen si autorë te vrasjes se 33-vjeçarit Ramazan Mataj, në fshatin Dragoç të Postribës me 4 Janar. Dy vëllezërit nuk bënë asnjë deklaratë gjatë seancës gjyqësore që...

Janar 10, 2025

Vrasja e Ramazan Matajt, arrest në burg për vëllezërit Hasaj

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Janar 10, 2025
Vrasja e Ramazan Mataj

Zbardhet dëshmia e vrasësit të Ramazan Matajt

29-vjeçari, Arjon Hasaj ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes së Ramazan Matajt në makinën e tij natën e së dielës në fshatin Dragoç të Shkodrës. Para hetuesve ai ka rrëfyer se shkak për vrasjen është bërë një lidhje e vazhdueshme që 33-vjeçari kishte me motrën e tij, e cila sipas tij ishte bërë shkak për...

Janar 8, 2025
Vrasja e Ramazan Mataj

Arjon Hasaj: Unë e vrava Ramazan Matajn, kishte lidhje 6 vite me motrën time. I prishi 2 martesa

Arjon Hasaj ka pranuar vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në Dragoç të Shkodrës. Përpara grupit hetimor, 29-vjeçari ka thënë se e vrau Matajn për shkak të lidhjes së i ndjeri kishte me motrën e tij, duke pretenduar se i kishte shkatërruar 2 martesa. “Unë jam personi që e...

Janar 8, 2025

Zbardhet vrasja e 33-vjeçarit, në pranga 2 vëllezër

29-vjeçari, Arjon Hasaj u largua me biçikletë pasi kreu vrasjen e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj mëngjesin e së dielës në fshatin Dragoç të Shkodrës. Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan hetuesit në identifikimin e autorit, i cili tashmë është vënë në pranga së bashku me të vëllain, Klisman Hasaj. Nga hetimet rezulton se ai ndihmoi autorin...

Janar 7, 2025

Policia për vrasjen e 33-vjeçarit: Dyshohet se prishi marrëdhënien bashkëshortore të motrës së autorit

Prishja e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së autorit, ky dyshohet të ketë qenë motivi i vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj në Dragoç të Postribës në Shkodër.

Janar 7, 2025