Ndonëse e ka përshëndetur reagimin e Bashkisë pas shqetësimit të shprehur nga Kryeministri Sali Berisha mbi gjendjen skandaloze të sheshit “Skënderbej”, Ministri i Punëve Publike konteston se ndërhyrja në shesh është jo ligjore. Në një deklarim publik, ministri Olldashi tha se bashkia ka nisur punimet pa projekt, duke anashkaluar madje dhe vendimmarrjen për këtë qëllim...