Pavarësisht se Banka e Shqipërisë vazhdon të blejë Euro me qëllim stabilizimin e saj dhe për të rritur rezervën valutore, monedha europiane nuk e ka ndalur zhvlerësimin. Këtë fundjavë, Euro regjistroi vlerën më të ulët përballë Lekut dhe sipas kursit zyrtar të këmbimit, 1 Euro këmbehet me 97.8 Lekë në blerje dhe me 98.4 Lekë në shitje....