Vetëm për muajin Maj monedha jonë kombëtare është fuqizuar mesatarisht me 3.7% në raport me monedhën europiane, përdorimi i së cilës ka njohur zgjerim vitet e fundit.
Ekspertët e lidhin këtë situatë me fluksin e lartë të valutës së huaj nga jashtë, bilancet tregtare por edhe investimet që qeveria ka nisur të kryejë tre muajt e parë të vitit.
Pavarësisht se Euro e mbylli javën duke rifituar 0.25 pikë në raport me Lekun, fuqizimi i monedhës vendase do të vijojë për një kohë të gjatë.
Për të mbrojtur kursimet e familjeve dhe eksportuesit, Gjokutaj thotë se kërkohet angazhim ndërinstitucional për të përpmirësuar balancat në treg.
“Duhet të shtrohet me forcë që asnjë transaksion të paktën një periudhë të caktuar kohe të mos kryhet në monedha të huaja, aq më tepër në Euro, në mënyrë që të kthehemi në një stabilitet të përdorimit të Lekut përsa kohë në fakt ai është monedha zyrtare në vend”.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro këmbehet me 100.5 Lekë, ndërkohë agjentët e pikave të këmbimit valuator e këmbejnë 1 Euro me 100.1 Lekë, për të vijuar me bankat e nivelit të dytë, të cilat e kanë ulur vlerën e këmbimit nën 100 Lekë.
Tv Klan