“Murtaja e dhive” pllakos bagëtitë, Greqia ndalon lëvizjen e tyre
Greqia ka ndaluar zhvendosjen e dhive e deleve nga fermat si masë mbrojtëse për epideminë vdekjeprurëse të “murtajës së dhive”. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Costas Tsiaras, dha njoftimin për asgjësimin e bagëtive dhe ndalimin e zhvendosjes së tyre për riprodhim. E gjithë kjo përforcoi masat tashmë në fuqi të disa rajoneve të Greqisë...