Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve fantastike në Evropë për të kaluar pushimet. Vlerësimi vjen nga “Lonely Planet” një nga revistat më prestigjioze të turizmit. E cilësuar ndryshe si perla e fshehur, ku plazhet janë mahnitëse dhe çmimet vërtet të përballueshme, bregdeti i lavdishëm i jugut të Shqipërisë mbetet një nga opsionet më të mira...