Shqipëria është renditur mes gjashtë destinacioneve fantastike në Evropë për të kaluar pushimet.
Vlerësimi vjen nga “Lonely Planet” një nga revistat më prestigjioze të turizmit. E cilësuar ndryshe si perla e fshehur, ku plazhet janë mahnitëse dhe çmimet vërtet të përballueshme, bregdeti i lavdishëm i jugut të Shqipërisë mbetet një nga opsionet më të mira për turistët që janë në kërkim të diellit, rërës dhe ushqimeve të detit.
Në artikull përmenden disa nga pikat turistike që ja vlen të vizitohen. E nis me Sarandën të cilin e konsideron një qytet bregdetar të gjallë, i mbushur me bare të shumtë. Për vendpushime më të qeta, rekomandohet që turistët të shkojnë në Himarë, një destinacion i rrethuar nga një shumëllojshmëri plazhesh magjepsëse.
Plazhe të qeta me rërë ka edhe në vende të tilla si, Palasa, Borshi, Buneci me guralecë dhe plazhet e Ksamilit.
Rekomandohet të shijohet edhe pamja e rralllë e Llogarasë për në Gjirin e Vlorës. Për një pushim larg bregdetit rekomandohet që të vzitohet parku arkeologjik i Butrintit, ku udhëtarët do të gjejnë rrënoja të periudhave të ndryshme historike.
Klan News