Misioni i EULEX-it dështoi në ballafaqimin e parë, serbët bllokojnë gjykatat-(2 Mars 2009)
Misioni i EULEX-it dështoi në ballafaqimin e parë serioz me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës. Rreth 150 serbë, të cilët pohojnë se janë ish-punëtorë të gjykatave në veri të Mitrovicës kanë bllokuar hyrjet në këtë institucion të drejtësisë duke mos lejuar zhvillimin e seancës së parë gjyqësore pas një viti pauze të detyrueshme....