Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer trupat e katër pengjeve të vdekur izraelitë në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë vetëm disa ditë para përfundimit të fazës së parë të armëpushimit midis palëve ndërluftuese .
Pala izraelite vonoi lirimin e 600 të burgosurve, të planifikuar për fundjavën e kaluar, në shenjë proteste ndaj asaj që tha se ishte trajtimi mizor i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga Hamasi. Grupi militant e përshkroi vonesën si një “shkelje serioze” të armëpushimit, i cili do të hyjë në fazën e dytë këtë fundjavë.
Hamasi ka ëbrë të ditur se arritur një marrëveshje, duke hapur rrugën për kthimin e katër trupave të katër pengjeve të tjerë të vdekur. Izraeli do të lirojë qindra të burgosur, së bashku me një numër të paspecifikuar grash dhe të miturish të ndaluar që nga sulmet e Hamasit më 7 Tetor.
Shkëmbimet e mëparshme janë kritikuar nga Izraeli, OKB-ja dhe Kryqi i Kuq që i kanë cilësuar ceremoni “poshtëruese” në të cilat pengjet izraelite parakaluan nga Hamasi dhe u detyruan të përshëndeten para turmave të mëdha.
Këtë herë nuk do të ketë ceremoni publike kur katër trupat në shkëmbimin e fundit të kthehen në Izrael në orët e para të së enjtes, sipas një zyrtari të lartë të Hamasit.
Marrëveshja e fundit çon në fundin e fazes së parë të armëpushimit dhe hap rrugën për fazën e dytë të cila do të përfshijë bisedimet për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës.
Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti dhe Katari, i dha fund luftimeve të ashpra 15 mujore pas sulmit të Hamasit më 7 Tetor, i cili vrau rreth 1200 njerëz në Izrael dhe mori peng rreth 250.
Klan News