Vizionin për Gazën e pasluftës, Presidenti amerikan Donald Trump e ka shpalosur në këtë video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale të cilën e ka shpërndarë në llogarinë e tij në mediat sociale.
Pamjet tregojnë Gazën e shkatërruar nga lufta duke u shndërruar në një vend me hotele, dyqane, kafene dhe plazhe të bukura.
Në këtë video shfaqen themeluesi i Space X, Elon Musk si edhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në videon e cila prej disa mediave është cilësuar e çuditshme, shfaqen Trump dhe Netanyahu pranë pishinës duke pirë kokteje, ndërsa pas tyre ka rrokaqiej të stilit të Dubait.
Trump premtoi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë më 4 Shkurt, se do ta shndërronte territorin e shkatërruar nga lufta në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Ky propozim i tij shkaktoi reagime të shumta dhe u kundërshtua nga disa prej vendeve kryesore perëndimore dhe ato arabe si Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite që mbështesin kauzën palestineze.
Klan News