Shëndetësia duhet të rrisë vigjilencën jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të sezonit turistik. Ky është mesazhi i përcjellë nga Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë inspektimit për masat e marra në informimin e qytetarëve në dy pikat hyrëse me të mëdha në vend, portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit. ...