Kryeministri Berisha në SHBA, takim me sekretaren e shtetit Hillary Clinton – (7 Shkurt 2009)
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO duket të ketë qenë kryefjala e takimit mes kryeministrit Sali Berisha dhe sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. Një moment që u ka shërbyer dy personaliteteve të vlerësojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve. Kryetari i qeverisë ishte një ndër liderët e parë politik, që u prit nga zonja Clinton....